“Nuk jemi të izoluar”- Ilir Alimehmeti zbardh detaje nga takimi me diplomaten britanik: Raportet i janë kthyer normalitetit! Ja për çfarë diskutuam

Oct 17, 2024 | 17:34
SHPËRNDAJE

Këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka zbardhur detaje nga takimi që ai zhvilloi në selinë e Partisë Demokratike me një diplomate britanike.

Alimehmeti

Në News24, ai tha se ky takim ishte në vazhdën e kontakteve të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar që raporton për Shqipërinë apo që ndodhet në vendin tonë.

Alimehmeti tha se kemi ndarë të gjitha horizontet tona, të opozitës shqiptare, për atë që po ndodh në Shqipëri.

 “Takimi është dëshirë e të dyja palëve. Kemi një rikthim në normalitet të raporteve që nuk i kishim pak vite më parë me ndërkombëtarët. Ndoshta nuk jemi në më të mirën e mundshme që ishte më parë, por nuk jemi të izoluar”, tha Alimehmeti.

Ai tha se rruga e ndershme që duhet të mbajnë diplomatët është të mos mbajnë krah. Alimehmeti shtoi se stabilitetin nuk diskutohet që e ka prioritare, por ata nuk mund të japin këshilla se si mund të funksionojë një opozitë apo një pozitë.

“Në takimin me diplomaten britanike u fol për vizionin tonë për vlerat demokratike, për rrugën e integrimit në BE dhe këto vizione janë të qarta”, u shpreh ai.

Alimehmeti deklaroi se ‘ne e ndjejmë veten europianë, jemi populli më pro europian dhe më pro-amerikan’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura