Deputeti i mazhorancës, Frrok Gjini është përplasur me deputetët e PD, të cilët nuk po e lejonin që të futeshin brenda seancës plenare.
Ashtu si në seancën e të hënës, edhe sot opozita nuk po lejon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, pasi protestojnë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar.
Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: “Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament”. Pas ketij episodi, deputeti socialist, Frrok Gjini ka arritur te futet ne sallene parlamentit nga porta e pasme e Kuvendit, ku u perlesh me deputetet e PD-se.
Replikat mes Nokes dhe Gjinit:
Frrok Gjini: Mos më prek me dorë, Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament!
Falmur Noka: Hajde me mua…
Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë…
Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al