Nuk ka më dilema, një tjetër sulmues i Kombëtares i bashkohet Dakut te Rubin Kazani për… 2 milionë euro

Sep 11, 2024 | 19:15
SHPËRNDAJE

Marvin Çuni është zyrtarisht pjesë e Rubin Kazanit në Rusi, duke iu bashkuar kështu ekipit të Mirlind Dakut.  

cuni

23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones, teksa do të kërkojë shpërthimin në Rusi.  

Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan, shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider. 

Finalizimi i operacionit “Çuni”, u konkretizua ditën e sotme, teksa pritet zyrtarizimi edhe në faqen zyrtare.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura