PANORAMA PLUS/ Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuara brenda programit të dashurisë “Përputhen”.
Dyshja në fillimin e njohjes së tyre u panë më skepticizëm nga publiku, por më pas edhe me shfaqjet e tyre bashkë u duk se po shijonin romancën e tyre. Nuk vonoi shumë dhe u ngritën dyshimet e para për ndarjen e tyre. Tanimë kjo është një fakt. Vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.
Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”
“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.
Ju kujtojmë që 2 javë më parë Bruno ka “thumbuar” me disa foto në instastory dhe të gjitha dyshimet sigurisht shkuan drejt Anës. Ai ka fshirë gjithashtu të gjitha fotot me Florjanën nga rrjeti i tij social, Instagram. Mirëpo vlen të theksohet se dyshja pas gjithë këtyre detajeve e ndjekin akoma njëri-tjetrin në Instagram.
LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al