Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli sot për mikrofonin e Neës 24 lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku po mbahet seancë për amendamentet e buxhetit 2025.
Kuvendi rrëzoi sot amendamentet e opozitës.
Tabaku tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë, teksa tha se këtë vit pati refuzim dhe arrogancë për trajtimin e buxhetit në Kuvend.
Takau: Normalisht buxheti është atributi dhe projekt i qeverisë…por në situatën që ndodhemi ne nuk mund të kufizohemi vetëm duke bërë kritikën por edhe duhet dhenë alternativa. Dhënia e alternativës në këto katër fusha kryesorë, çështje sociale , arsimi dhe shëndetësia , bujqësia dhe çështje që lidhen me mirëmenaxhimin e buxhetit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në fakt që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë. Sepse ne i kemi diskutuar ato..këtë vit në bllok ka patur refuzim dhe arrogancë për trajtimin e buxhetit në Kuvend. Ngelen edhe pak amendamente, kanë qenë 55 të tilla, mbeten 8 a 9.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al