Nuk ka ngujim, Salianji do të shkojë në Policinë e Tiranës! Zbardhen SMS-të për militantët, thirret tubim: Është urgjente…

Sep 27, 2024 | 15:45
SHPËRNDAJE

UPDATE- Deputeti Ervin Salianji do të dorezohet sot në Policinë e Tiranes. Burime nga selia e PD bejne me dije se krahas dorezimit te Ervin Salianjit, demokratet kane thirriur nje tubim para Drejtorise se Policisë së Tiranës.

ervin salianji

Gazetari Osman Stafa ben të ditur se perkrahesve te PD u eshte kërkuar qe te marrin pjese ne nje tubim “urgjent” diten e sotme ne oren 17:00 per të mbrojtur Ervin Salianjin.

Nderkohe që Gazment Bardhi tha sot se Grupi i PD kishte vendosur ne menyre unanime qe te ngujoheshin ne seline e PD, dhe mos lejonin arrestimin e demokratit, Ervin Salianji.

Por sipas tij, Salianji vendosi te dorezohet dhe te mos zbatoje vendimin e Grupit, duke mbajtur nje qendrim personal.

SMS I PARE

Pershendetje!
Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.

SMS i DYTE
Mesazhi i Grupit te PD: 

Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.

Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.

Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura