“Nuk ka qenë kurrë zyrtare”- Deklarata e Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut shkakton debate në arenën politike

Nov 20, 2024 | 16:20
SHPËRNDAJE

Deklarata që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri disa ditë më parë para mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shqipja nuk është gjuhë zyrtare dhe se nuk ka qenë kurrë e tillë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar debate në arenën politike në Maqedonin ë e Veriur dhe Kosovë.

IIII

“Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve”, tha Albin Kurti.

Pas kësaj deklarate reagoi opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim i dërgoi qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera shtetërore në Prishtinë përmbajtjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa i bëri thirrje Albin Kurtit që të mos vihet në shërbim “të asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”.

Ndërkohë, eksperti ligjor Mersim Maksuti thotë se shqipja është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por se nuk ka gjetur përdorim të gjerë dhe jo e barabartë me gjuhën maqedonase.

Opozita shqiptare në Maqedonië ne Veriut është shprehur e shqetësuar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrtare.

Bashkimi Demokratik për Integrim i quan të pavërteta dhe të papranueshme pohimet e zotit Kurti.

BDI-ja përmes një komunikate bëri të ditur se ua ka shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit, Qeverisë së Kosovës, Parlamentit dhe organave të tjera të larta shtetëtrore në Prishtinë, shkruan VOA. Partia thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, i miratuar si pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve.
“Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, nënvizon partia shqiptare e opozitës në Shkup.
Eksperti i çështjeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Mersim Maksuti në një bisedë me Zërin e Amerikës shpjegon problemin e përfolur gjatë, nëse është ose jo gjuha shqipe zyrtare në Maqedoninë e Veriut:

“Këtë çështje e përcakton më qartë vet kushtetuta e vendit, amandementi i pestë i saj, i cili tregon se gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik i saj, po në të njejtën kohë kushtetuta, amandementi i pestë, njeh si gjuhë zyrtare dhe gjuhën e qytetarëve të cilët e flasin 20%. Vetë ky fakt do të thotë se gjuha shqipe që e flasin 20% është gjuhë zyrtate. Por, çështja është se kushtetuta njeh gjuhën zyrtare në mënyrë të kufizuar, në situata të caktuara. Kushtetuta nuk njeh përdorimin e gjuhës shqipe me trajtim dhe status të njejtë me gjuhën maqedonase; ajo kufizon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, të shtetit në komunikim me shtete tjera; ajo kufizon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e republikës”, thekson eksperti.

Nisma për rishikimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut është ngritur mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Gjykata pritet brenda një të ardhme të afërt të vendos nëse do të shfuqizojë nene të caktuara të ligjit. Gjykata mbështetet tek këshillat e Komisionit të Venecies që thotë se Ligji është vështirë i zbatueshëm në procedurat gjyësore, e po ashtu në monedha, në uniformat e policisë e të zjarrfikësve.

Ndërsa partitë shqiptare të koalicionit “Vlen” fajësojnë BDI-në për çështjen e Ligjit të gjuhëve dhe ndajnë qëndrimin me Gjykatën Kushtetuese, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kundërshtojnë çdo përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ligji për përdorimin e Gjuhëve hyri në fuqi vitin 2019 dhe avancoi dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe por nuk gjeti zbatim të gjerë në më shumë fusha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura