Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, ka garantuat se votimi nga jashtë nuk ka rrezik dështimi, edhe pse ka disa problematika.
Ai theksoi se nëse palët politike ulën për diskutim për problemet e adresuara nga KQZ, çështja mund të zgjidhet dhe procesi do të jetë normalisht.
Celibashi tha për gazetarët se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.
Kreu i KQZ tha se një mundësi për zgjidhjen e problematikave mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për afatet, pasi aktualisht ligji parashikon që procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që operatorët e shërbimit postar kërkojnë minimumi 40 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit.
“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka një alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor”, tha Celibashi.
Ai tha se një tjetër opsion që mund të diskutohet sipas KQZ, është edhe gjetja e një poste ekspres që mund ta finalizojë procesin brenda 2 ose 3 ditësh, por kjo kërkon një kosto të shtuar 200-300 euro për një fletë votimi.
“Ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Sipas raporteve të autoriteteve postarë për afatet e çuarjes dhe kthimit të fletëve të votimit, mund të këtë një problematikë, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje. Do preferoja që këtë çështje ta trajtojmë në mënyrë serioze dhe me maturi, jemi duke thënë që është kjo çështje. Kush mund të jetë problem. Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
Teorikisht ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ne listën e kandidatëve e konsiderojmë që e kemi edhe 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga operatorët e shërbimit postar, është fakt, ne do duam të kemi 40 ditë në dispozicion. Kanë qenë tre operatorë, dy prej tyre emra të njohur të shërbimit postar ndërkombëtar, që kanë thënë të njëjtën gjë dhe se këtë shërbim e kryejnë ne vende të tjera brenda afateve 60 ditëve.
Procesi i printimit të fletëve do e marrë një ditë, dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset dhe duke i shtuar. Humbasim edhe dy ditë apo tre ditë, votuesi jashtë i ka edhe dy apo tre ditë. Për shërbimin postar mbetet diku tek 15 ditë. Ka shërbime postare që e sjellin edhe për dy ose tre ditë, por a i kemi mundësitë që të paguajmë 200-300 euro për çdo votues për postën ekspres.
Çfarë është në dorë të KQZ do bëhet, sido që të ndodhë me këtë proces do jetë e qartë, sa edhe për këdo spekulant që nesër mos ta ketë mundësinë ta drejtojë gishtin te KQZ. Do jetë e qartë e kishim apo jo në dorë për ta bërë këtë gjë. Me siguri 100% do ia dalim të ndërtojmë platformën elektronike të regjistrimit, ne besoj se kemi mbaruar punë si institucion. Çështjet e tjera do duhet ti diskutojmë. Kjo çështje është, partitë politike, ajo që është në qeveri dhe opozitën, do duhet ta konsiderojnë. S’po them se domosdoshëm duhet të ndryshosh dispozitat, ne kërkojmë që ti paraprijmë. S’ka rëndësi se kush do jetë nesër përgjegjësi, ata nuk do duan t’ia dinë, në fund është e rëndësishme çfarë do ndodhë, do bëhet apo s’do bëhet. Është mirë që të gjithë aktorët të punojnë bashkë për ato problematika.
Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka një alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Duhet të ulemi me maturi, ne jemi seriozë. S’ka asnjë arsye përse të mendoj se qeveria apo opozita ka qëllime të tjera. S’po kërkojmë të ndryshohet Kodi Zgjedhor, kemi thënë është kjo çështje, janë në lirinë dhe aftësinë për të arsyetuar në këtë informacion.
U kemi përcjell këtë informacion, po themi që ka diçka, nëse jo ne kjo s’na pengon për të realizuar votimin nga jashtë. Do t’i dërgojmë fletët, do zgjedhim operator të besueshëm për të gjithë sipas procedurave. Mund të vijë dhe me vonesë, ligji e parashikon që mund të vijë edhe me vonesë. Kanë shqetësim partitë për këtë gjë? S’di ta them”, tha Celibashi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al