Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje, Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

Nov 28, 2024 | 12:48
SHPËRNDAJE

Si përfundim: Kush fiton në futboll? Skuadra që shënon më shumë apo që pëson më pak? T’i përgjigjesh një prej pyetjeve më të çuditshme të futbollit nuk është aspak e lehtë.interSigurisht që ka një të dhënë që të tërheq vëmendjen: Numri zero pranë kolonës së golave të pësuar të Interit në Champions League. Skuadra e Inzagit për momentin është e vetmja që në 5 ndeshjet e luajtura deri tani nuk ka pësuar asnjë gol. Dhe për më tepër me kundërshtarë që meritojnë respekt si Lajpcigu, Arsenali, Jang Bojsi, Cervena Zvezda dhe Mançester Siti. Një e dhënë impresionuese që ka bërë menjëherë histori.

Sepse Interi kurrë nuk ia ka dalë që si në kompeticionin që quhej Kupa e Kampionëve dhe në Champions që të fitonte 4 ndeshje radhazi pa pësuar gol. Maksimumi ishte 3 ndeshje në vitin 1966-1967 dhe 2009-2010. Dhe interesant është fakti që në njërin prej këtyre edicioneve fitoi Champions-in. Kundër Lajpcigut, Jan Zomer arriti ndeshjen e 11-të sezonale pa pësuar gol dhe asnjë portier në 5 kampionatet kryesore nuk numëron më shumë ndeshje pa pësuar.

BUNKERI I EUROPËS

Por nuk është ratësi që Interi pëson kaq pak. Vitin e kaluar, mbrojtja e zikaltërve ishte thuajse perfekte, sidomos në kampionat. Këtë vit në Serinë A ka pasur një periudhë negative, sidomos në fillimin e kampionatit: 2 gola të pësuar nga Xhenoa, 2 në derbi me Milanin, 2 nga Udineze, 2 nga Torino dhe 4 nga Juventusi. Por përmirësimi i dukshëm ka ardhur në Champions League. Aty ku në fakt një gol i pësuar peshon më shumë. Inzagi dhe të tijtë kanë treguar që janë më të fortë edhe sesa dëmtimet e shumta.

Nuk ka rëndësi nëse luan Açerbi, Bastoni, Pavar, De Vraj, Bisek apo Karlos Augusto, rezultati është gjithmonë i njëjtë. Dhe është zeo, ashtu si golat e pësuar në këtë Champions. Dhe zikaltrit kanë arritur që të lënë pas tyre edhe monstra në Europë si Reali i Madridit. Siti, Arsenali apo Bajerni. Të gjithë e shohin nga poshtë. Me një mbrojtje të tillë gjithçka është e mundur. Sigurisht që herët a vonë ekipi i Inzagit do të pësojë, por kërkon ta shtyjë sa më shumë këtë kohë dhe të arrijë që të marrë maksimumin në kompeticionin europian.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura