“Nuk më komandon e s’më kap njeri”- PS nuk depoziton raportin në Komisionin e TIMS, Salianji: Skandal i madh, do ta çoj për ndjekje penale! Çohuni ikni si herë të tjera, si frikacakë

Jul 23, 2024 | 20:50
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me debate mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, pasi grupi i maxhorancës nuk ka depozituar në sekretariat raportin e kryer për këtë periudhë pune, ndërsa kryetari Ervin Salianji nuk ka pranuar ta hedhë në votim pa u depozituar.

tims

“Na e vendosni në dispozicion dhe do e hedhim në votim”, u shpreh Salianji, ndërsa iu drejtua mazhorancës se në këtë komision, ku po hetohet një paligjshmëri, ju vijnë raporte të gatshme, që nuk ju vijnë as më email, por vetëm me një kopje fizike dhe e lexoni gjysma-gjysma për të mbetur në procesverbal.

Nga ana tjetër, nënkryetari Toni Gogu, iu përgjigj duke i thënë se “që në nisje të këtij komisioni, keni treguar kompetencat tuaja, që s’kan të bëjnë me drejtimin e mbledhjes qoftë në formën e një mbledhjeje fshati, apo të një mësuesi të kohën së vjetër që u merr dhe u kontrollon detyrat nxënësve”.

Mazhoranca këmbënguli të mos depozitonte raportin, ndërsa Salianji u shpreh se do ta çoj për përndjekje penale.

“Nuk më trembni fare, se kush trembet këtu e dimë ne. Unë e përdor mikrofonin për të folur, ju përdoreni për gjë tjetër. Ka vetëm një zgjedhje, ose çohuni si herë të tjera si frikacakë. Ju sjellin të dhëna që si keni lexuar, i lexoni për turp. Skandal i madh do ta çoj për ndjekje penale. Depozitojeni dokumentin në sekretariat”, tha ai.

Pjesë nga debati

Salianji: Na e vendosni në dispozicion dhe do e hedhim në votim. Depozitojeni në sekretariat, ta kam më mënyrë zyrtare dhe ta hedh në sekondë në votim. Të tallemi këtu me publikun dhe më njëri-tjetrin, nuk e lejoj dot. Dërgojeni me email. Se në këtë komisionin, ku po hetohet një paligjshmëri, ju vijnë raporte të gatshme, që nuk ju vijnë as më email, por vetëm me një kopje fizike, dhe e lexoni gjysma-gjysma për të mbetur në procesverbal. Sapo ta kemi në dispozicion, e hedhim në votim, çfarë të ehsh unë, pa e njohur.

Gogu: Që në nisje të këtij komisioni, keni treguar kompetencat tuaja, që s’kan të bëjnë me drejtimin e mbledhjes qoftë në formën e një mbledhjeje fshati, apo të një mësuesi të kohën së vjetër që u merr dhe u kontrollon detyrat nxënësve. Që në fillim të rendit të ditës, cituat ligjin dhe ligji e shpreh qartë që  vlerësimi mbi këtë raport që është në komision dhe nuk paraqitet, nuk e kërkon njeri, as t’ja çojmë Lefterit as Lefterisë, por qëndron në Komision.

Salianji: Mos e fyej kolegun, tërhiqe atë që the.

Gogu: Nuk e ofendova, tërhiqu ti bashkë më këtë mënyrë feudale të drejtuar të këtij komisioni. Mos vazhdo paligjshmërinë, hidh në votim kërkesën e shumicën parlamentare për të votuar raportet. Procedo!

Salianji: Këtu është komision hetimor, unë zbatoj vetëm Kushtetutën dhe ligin, nuk më komandon njeri, nuk më kap njeri. Nuk do bëj komision hetimor për kapjen e këtij komisioni hetimor. Depozitojeni atë që lexuat, e keni apo nuk e keni. Dhe në këtë komision thatë e keni bërë 8, mos fyej 7 kolegët e tyre, nuk e lexove të plotë se dhe aty keni shkelje. Silleni meqë nuk është. Nuk hedh në votim asgjë që nuk është depozituar. Depozitoje siç e depozitova unë. Nuk më trembni fare, se kush trembet këtu e dimë ne. Unë e përdor mikrofonin për të folur, ju përdoreni për gjë tjetër. Ka vetëm një zgjedhje, ose çohuni si herë të tjera si frikacakë. Ju sjellin të dhëna që si keni lexuar, i lexoni për turp. Skandal i madh do ta çoj për ndjekje penale. Depozitojeni dokumentin në sekretariat. Ju sjellin të dhëna pa i lexuar as pa e ditur çfarë ka dhe nuk e depozitoni ose dy zgjidhje ligjore ka. Ose depozitojeni  dhe ne ta votojmë ose të zbardhet procesverbali të vendosemi në dijeni dhe ta vazhdojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura