Seanca në Kuvend ka përfunduar punimet këtë të enjte. Me votat e PS u miratua raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e vitit 2023.
Ndërsa raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile, Violanda Theodhori, nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar.
E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla.
Por në bazë të nenit 147, pika 8 e Kushtetutës dhe neni 35 pika 16 e ligjit për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën e 2/3 as në raundin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al