Nuk mori masa ndaj një malazezi të shpallur në kërkim nga Interpoli, ndalohet polici në Pikën kufitare të Hanit të Hotit

Oct 14, 2024 | 16:14
SHPËRNDAJE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë), ka ndaluar një punonjësit të policisë me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit.

AMP

Sipas AMP, dyshohet se efektivi me iniciale P.Q., nuk ka marrë masa në lidhje me një malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Efektivi është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i AMP:

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë), ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura