Analisti Fitim Zekthi është shprehur se opozita nuk po gjen dot formulën për të qenë koherentë që të bindë shqiptarët që janë serioz dhe betejën po e bëjnë për ta.
Zekthi tha në studion e emisionit ‘Open’ në News24, se duhet të dalë nga paqartësia. Është e vështirë, tha ai, por duhet.
“Opozita nuk po gjen dot formulën e duhur për të qenë koherente, për të bindur shqiptarët që ne kemi këtë linje serioze, që po e bëjmë për qytetarët.
Kërkohet rrëzimi i qeverisë. Kur kërkohet kjo është e kot të votohet buxheti. Kemi standardin e lartë, një fokus. Votimi i buxhetit është ule standard. Opozita duhet të dalë nga kjo lloj paqartësia.
Sigurisht është e vështirë për shkak të kohës së gjatë në opozita dhe sistemit. Të mos përdor shumë togfjalësh, shumë qëndrime.
Opozita jo vetëm duhet të jetë e ndershme, por të duket e tillë”, tha Zekthi
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al