“S’prisja që më 7 tetor të binte qeveria”- Mosbindja Civile e opozitës, analisti Genc Burimi: Nuk e di nëse është rruga e duhur, por është e vetmja

Oct 9, 2024 | 15:13
SHPËRNDAJE

Analisti Genc Burimi ka komentuar mosbindjen civile të opozitës, ku më 7 tetor opozita doli në protestë, ku u hodhën bomba molotovë në disa institucione.

genc burimi

Për News24, ai u shpreh se nuk priste që në 7 tetor të binte Rama dhe të krijohej qeveria teknike, pasi sic u shpreh “ky është një proces që mund të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve”.

Nisur nga situata që pasqyron opozita, ku thotë se nuk ka demokraci, Burimi u shpreh se nuk kanë rrugë tjetër përvec mosbindjes civile, por theksoi se nuk mund të gjykonte nëse është rruga e duhur apo jo.

Burimi u shpreh se “qëllimi i protestës është që të krijohet qeveri teknike”, ndërsa theksoi se “nuk e gjykoj Berishën pse nuk doli në rrugë”.

“Nuk është më rrugë e duhur apo e paduhur, është rrugë me detyrim përcaktimi. Tjetër zgjidhje nuk ka. Nëse kjo opozitë konsideron që Shqipëria nuk është vend demokratike, në një vend që nuk quhet demokratikë nuk mund të veprosh si në Francë, Itali apo Danimarkë. Tjetër rrugët këta nuk kanë, sipas diagnozës që vetë këta bëjnë, që Shqipëria nuk është vend demokratik. Nuk mund të them është rruga e duhur apo jo, por shoh që është rruga e vetme në situatën ku ndodhen.

Unë nuk prisja që në 7 tetor të rrëzohej qeveria Rama dhe të krijohej qeveria teknike. Është një proces që do vazhdojë dhe mund të shkojë deri në ditën  e zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Burimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura