“Nuk vijnë nga vende të sigurta”- Gjykata e Romës vendosi rikthimin në Itali të emigrantëve që mbërritën në Gjadër, mediat italiane: Ja kur do të bëhet transferimi

Oct 18, 2024 | 18:17
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Romës për rikthimin në Itali të 12 emigrantëve që ndodhen në qendrat e strehimit në Gjadër, mediat italiane kanë bërë të ditur se kur do të kryhet transferimi i tyre.

gjader

Sipas ANSA-s, 12 emigrantët do të nisen drejt Italisë ditën e nesërme, më datë 19 tetor.

“12 emigrantët do të nisen nesër nga Shqipëria me një anije të Marinës për t’u kthyer në Itali, duke zbarkuar në Bari”, raporton ANSA.

Ditën e sotme magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azilkërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Shkak i vendimit të drejtësisë italiane, ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i dalë më 4 tetor.

Në atë vendim thuhet se një shtet për t’u konsideruar i sigurte, duhet të jetë i tillë në çdo pjesë të tij për çdo person. “Nuk mund të kenë paragjykime apo diskriminime, ose tortura në asnjë zonë të territorit. Egjipti dhe Bangladeshi, siç është dhe Tunizia, nuk janë vende të sigurta”- thotë vendimi.

Mediat raportojnë se edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar, emigrantët do të kenë 14 ditë afat për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura