Mësuesi i artve pamore, Bledar Duro, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare ka dalë sot para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë.
Ai mbërriti në Gjykatën e Korçës me pranga në duar i shoqëruar nga forcat e policisë.
Ndërkohë jashtë institucionit të drejtësisë ndodheshin të afërm të tij.
“O Bledi”, e thërret një e afërme, teksa mësuesi del nga furgoni për t’u futur brenda ambienteve të gjykatës. Ndërsa një grua në video, e cila dëgjohet duke qarë, i thotë: “Hajde halle”.
SMS-të skandaloze në WhatsApp
Mësuesi u arrestua më 13 Nëntor, pasi u denoncua nga dy nxënëset e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë.
Bburimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se SMS-të që u janë dërguar vajzave kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze.
Raportohet se ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.
Sipas informacioneve nga burime policore, 45-vjeçari Bledar Duro u ka dërguar SMS-të nxënëseve kur ato nuk ishin në shkollë. Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan të miturat që t’i drejtoheshin policisë së Korçës.
Pas arrestimit, drejtoria e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë ka pezulluar nga detyra mësuesin Bledar Duro.
Esmeralda Duro, gruaja e Bledar Duros, tha se bashkëshorti i saj është një person i mirë dhe se ngacmimet i ka bërë pa koshiencën e tij.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se 45-vjeçari ka bërë ngacmimet pasi ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.
Ajo ja atribuon fajin alkoolit, teksa pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit.
“Jemi prej 15 vitesh të martuar…Nuk dua që ai të mendohet që ka qenë në koshiençë. Nuk ka qenë koshient. Ata thonë që është vazhdimësi e një muaji, jo! Ka pasur kontakt gjatë gjithë kohës se ishin në grupin e pikturës. Një dobësi e tij e rënduar nga alkooli e ka çuar në atë vepër. Nuk dua ta shfajësoj por shkaku kryesor është alkool. Nuk e keni prekur këtë fakt. Nuk po e shfajësoj por ka qenë i pavetëdijshëm… Unë e di problemin që ka, nuk kam pse të ndihem në faj….Por e di çdo të thotë kjo që ka ndodhur. Jam në krah të prindër dhe vajzave. Ne bashkë me bashkërortin tim që ndodhet në këtë pozitë, e kemi urryuer këtë fakt. Kjo është vetëm pasojë e alkoolit. Ishte një pjesë e dobësisë së tij, nuk dua të shfajësoj apo shfajësoj vajzat.. Korça e njeh shumë mirë kush është Bledi. Jemi shumë të shqetësuar nga kjo që ka ndodhur. Më besoni që nuk është njeri i tillë. Kjo është e pavërtte, jam e indinjuar nga mediat prandaj mora këtë vendim për të folur. Thonë është prej një muaj”, tha Esmeralda Duro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al