“O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

Dec 5, 2024 | 12:39
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur socialistit, Erion Braçe, i cili në nisje të seancës plenare e quajti atë si “ruse”. Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë me ministren e Arsimit, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit.

zhupa brace

“O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht”, tha Zhupa.

Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thene: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di c’te punoj! Plehrë!

Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra.
Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.

Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di c’te punoj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura