Oferta e parezistueshme, Paulo Dibala i jep lamtumirën Romës

Aug 22, 2024 | 20:09
SHPËRNDAJE

Ato pak minuta të ndeshjes së parë të kampionatit të ri ndaj Kaljarit ishin në fakt minutat e fundit të Paulo Dibalës në Itali. Pas Palermos, Juventusit dhe Romës, në fakt, “Joya” është duke bërë valixhet gati, sepse po transferohet në Arabinë Saudite. 

 

dibala

Të mërkurën mbrëma, i gjithë procesi u përcaktua praktikisht. Dibala i kishte thënë “po” Al-Qadsiah, me një kontratë mbi 60 milionë euro për 3 vitet e ardhshme.  

Në orët e fundit, Roma dhe klubi saudit kanë vazhduar negociatat, të cilat, pa ndonjë surprizë, do të mbyllen në minutat e ardhshme në bazë të një pjese fikse prej 6 milionë euro, plus bonuse, për të arritur një shifër nga 10 deri në 12 milionë euro. 

Dibala mbërriti në Itali në një moshë shumë të re, falë Palermos të Maurizio Zamparinit. Ishte 20 korriku 2012, pak më shumë se 12 vite më parë, kur klubi “rosanero” njoftoi blerjen e tij për rreth 12 milionë euro.

Argjentinasi qëndroi në Siçili për 3 sezone, duke grumbulluar gjithsej 21 gola dhe 16 asiste në 93 ndeshjet e luajtura. Aty ra në sytë e Juventusi, që e bleu për 32 milionë euro. Përvoja me bardhezinjtë do të ishte më jetëgjata dhe më fitimprurësja, me gjithsej 293 ndeshje, 115 gola dhe 48 asiste në 7 vitet e militantizmit te Juventusi.

Pasi e bënë “dalje” te torinezët, Roma e rrëmbeu verën e vitit 2022, me ndihmën e Zhoze Murinjos që e bindi në fakt. Turma verdhekuqe ishte e madhe në prezantimin e tij, tejet entuziaste. Argjentinasi realizoi 34 gola dhe dha 18 asiste në dy sezonet me Romën, deri në epilogun e sotëm. Serie A përshëndet kështu një nga talentet më të qartë të viteve të fundit, pas 464 ndeshjeve në klubet italiane, të shoqëruara nga gjithsej 170 gola dhe 82 asiste. 

PANORAMASPORT.AL 

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura