Ofertë e çmendur për De Bryjn, Ronaldo bind sheikët të shpenzojnë shumën marramendëse për belgun

Oct 6, 2024 | 23:12
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo ka piketuar yllin e radhës që kërkon te Al NAsr, i bindur se ai do ta bëjë më në fund klubin e tij një superfuqi në Arabinë Sauditë dhe në Azi. Mediat angleze raportojnë se portugezi ka bindur drejtuesit e klubit që të bëjnë në ofertë të parefuzueshme për Kevin De Bryjn, kontrata e të cilit me Mançester Sitin përfundon këtë verë.

asdsaddsasasaddsaads

Al Nasr kishte bërë një kontakt të parë me përfaqësuesit e lojtarit gjatë verës, por ai vendosi që të qëndronte të paktën edhe një vit në radhët e Sitit. Klubi anglez është i bindur se mund të ulet në tavolinën e bisedimeve për rinovimin e marrëveshjes, por kjo ofertë do të ndryshojë gjithçka,

“Qytetarët” nuk mund të përballojnë ofertën e çmendur prej 1 milion paund në javë dhe një bonus prej 50 milion paund në momentin e firmës që Al Nasr ka bërë gati për lojtarin, një shifër marramendëse që De Bryjn vështirë se do ta refuzonte në fundin e karrierës së tij,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura