Ofroi 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Ish-avokati Alban Bengasi pritet të vetëdorezohet në polici

Nov 8, 2024 | 12:34
SHPËRNDAJE

Një dite pas vendimi të gjykatës së apelit të posaçëm që e rikthehu në burg Avokatin Alban Bengasi, ky i fundit pritet te shkojë kete te premte në drejtori të policisë së Tiranës për t’u dorezuar. Pas procedurave të kryera në polici, Alban Bengasi do të dërgohet ne një burg të sigurisë së lartë.

alban bengasi spak

Bengasi u lirua në fund të korrikut pasi shkalla e parë ia uli dënimin deri në 1 vit e 4 muaj burg. Për shkak të afateve ai fitoi lirinë. Por pas ankimimit te bërë nga SPAK, çështja shkoi në Apel ku kjo e fundit vendosi t’ia rrisë dënimin Bengasit duke e dënuar përfundimisht me 4.6 vite burg edhe ne aplikim te gjykimit të shkurtuar.

Akuza ndaj tij është dhune në familje në kuadër të grupit strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tregoi episodin ku Bengasi kishte ofruar 120 mije euro për vrasjen e gruas së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura