Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga shkolla e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd.
Kreu i qeverisë shprehet se shkolla ofron kushte optimale për nxënësit e mësuesit.
Ndërsa shtoi se është e pajisur me bibliotekë, palestër e klasa moderne.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me shkollën e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me Bashkinë e Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte optimale, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.