OKB dënon përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, bën thirrje për kthim në rrugën diplomatike!

Oct 26, 2024 | 21:06
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund të gjitha veprimeve ushtarake në rajon, pas sulmeve izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Guterres shprehu “shqetësimin e tij të thellë” për përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për të gjitha palët që të ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, për të bërë çdo përpjekje për të shmangur një luftë rajonale dhe “kthim në rrugën e diplomacisë”.

Në orët e para të së shtunës konflikti në Lindjen e Mesme shënoi një përshkallëzim të ri. Izraeli sulmoi objektivat ushtarake në Iran me një seri sulmesh ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit të me 180 raketa balistike që Republika Islamike lëshoi kundër Izraelit. më 1 tetor. Shtetet e Bashkuara si dhe vende të tjera kërkuar t’i jepet fund ciklit të përplasje, dhe një zyrtar i lartë amerikan tha se “ky duhet të jetë fundi i tij”.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj kishin në shënjestër qendrat iraniane për prodhimin e raketave me të cilat Teherani sulmoi Izraelin si dhe vendndodhjen e raketave tokë-ajër.

“Forcat e mbrojtjes së Izraelit e përmbushën misionin e tyre. Nëse regjimi në Iran gabon duke filluar një seri të re përshkallëzimi, ne jemi të detyruar të përgjigjemi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari.

Izraeli nuk dha ndonjë vlerësim të menjëhershëm të dëmeve.

Shpërthimet u dëgjuan edhe në kryeqytetin iranian, Teheran. Republika Islamike tha se sulmet izraelite shkaktuan vetëm “dëme të kufizuara” dhe mediat shtetërore iraniane minimizuan rëndësinë e tyre. Duke iu referuar burimeve nga ushtria, televizioni iranian Al-Alam njoftoi se dy ushtarë ishin vrarë si pasojë e sulmeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura