OKB: Predhat izraelite vranë 10 persona në një kamp refugjatësh

Oct 14, 2024 | 23:42
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 persona raportohet se janë vrarë pasi predhat izraelite goditën një qendër të shpërndarjes së ushqimeve në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, ku tanket dhe trupat izraelite po vazhdojnë një ofensivë tokësore, raporton “BBC”.

1

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se predhat goditën brenda dhe jashtë qendrës të hënën në mëngjes, ndërsa njerëzit e uritur po përpiqeshin të merrnin ushqime.

Ushtria izraelite tha se po e shqyrtonte incidentin, duke shtuar se operon “vetëm kundër objektivave terroriste”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura