Olta Gixhari dhe Gent Hazizi janë të dy në nominim këtë javë së bashku me tenorin Armaldo Kllogjeri.
Njëri prej tyre rrezikon eleminimin këtë javë dhe publiku do vendosë për cilin prej tyre do përfundojë kjo aventurë.
Kujtojmë që Olta dhe Genti janë në përballje me njëri-tjetrin në këtë nominim pas një sherri të ashpër mes tyre në shtëpi dhe gjatë spektaklit të kaluar të shtunën.
Sherri erdhi pas shprehjes së Gent Hazizit se “Olta mund të haje çdo gjë, por mua jo”. Kjo është marrë si fyerje nga ana e Oltës dhe ka sjellë një përballje të ashpër mes tyre.
Ndërkohë që Genti para spektaklit të së shtunës është shprehur i gatshëm që të dilte në nominim tek për tek me Oltën.
Ndërkohë opinionisti i Fan Club BBV, Ardit Çuni ka organizuar një sondazh në rrjetet sociale.
Po të votosh, shesh se për kë kanë votuar më së shumti ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ajo që bie në sy është se Armaldo dhe Olta janë më të padëshiruarit në shtëpi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al