Një aksion policor antidorgë po zhvillohet në mbarë vendin. Burime për PanoramaTv, bëjnë të ditur se kryesisht policia është fokusuar në Malësinë e Krujës dhe në veriun e Shkodrës.
Në Krujë po kontrollohen zonat e Katundit, Brretit, Mafsheqit, Bruzit, si dhe Malësia e Krujës. Mësohet se në këto zona janë kapur disa rrënjë kanabis në fazë të rritur.
Ndërkohë në Shkodër janë bërë disa ndërhyrje që nga dita e djeshme, ku policia u nda në disa grupe kontrolli. Kryesisht kontrollet janë bërë në zonat e Dukagjinit. Mësohet se policia ka asgjësuar mbi 1 mijë rrënjë kanabis në fazë gati për vjelje.
Në mbështetje të policisë, janë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al