Operacioni anti-drogë në disa qytete me urdhër të SPAK, jepet masa e sigurisë për 8-të të arrestuarit

May 27, 2023 | 11:55
SHPËRNDAJE

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar gjatë një operacioni antidrogë më 25 maj në disa qytete me urdhër të SPAK.

gjkko

Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” për:

-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani

-Saba Shehi

-Vait Taka

-Asim Pulaci

-Xhemal Zogu

-Shkëlqim Ismaili

-Ahmet Pulaci

Ndërsa për 73-vjeçarin Skënder Velja, i caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Ndërsa vijojnë të jenë në kërkim 5 shtetasit:

Bujar Sefa (alias Xaka)

Haxhi Murati

Armand Dërvishi

Edison Xaka

Agron Asllanaj

Me urdhër të SPAK u zhvilluan operacione për kulitivim të bimëve narkotike në disa zona.

Kontrollet u zhvilluan në zonat periferike të Tiranës, Fushë Krujës, Krujës dhe Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura