Operacioni i SPAK/ Klodiana Lala ndan detaje: Në kërkim disa nga anëtarët e grupit të Suel Çelës, njëri prej tyre është arratisur drejt Dubait

Nov 25, 2024 | 21:20
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ndan detaje nga operacioni i SPAK kundër organizatës kriminale, ku u lëshuan disa urdhër arreste ku përfshihen edhe ish-funksionarë të sistemit të drejtësisë.

Klodiana Lala
Klodiana Lala

Lala tha sot në studion e Open në News 24 se operacioni u krye në bazë të të dhënave të autoriteteve franceze, të cilat kishin bazë nga zbërthimi i komunikimeve nga SkyECC.

Gazetarja tha se sot SPAK shpalli në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çelën, i cili konsiderohet si kreu i një prej grupeve që janë goditur nga SPAK.

“Është shpallur në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çela , i konsideruar si kreu i një prej grupeve sepse janë goditur disa grupe njëherazi”, tha Lala.

Më tej gazetarja tha se në kërkim janë shpallur gjithashtu disa anëtarë të grupit të Suel Çelës dhe se njëri prej tyre mendohet se është larguar në Dubai.

Operacioni i SPAK kunder organizatës kriminale

SPAK goditi sot  një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe WEonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Celës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura