Opinioni i Edi Rejas për titullin kampion në Itali: A nuk e meriton Lacio?

Dec 14, 2024 | 11:28
SHPËRNDAJE

Edi Reja ka komentuar kampionatin e ngjeshur në Itali. Ish-trajneri i Kombëtares fokusohet te Atalanta, për shkak dhe të miqësisë me Gasperinin.

Edi Reja

Përsa i përket titullit, Reja tregon se duhet pritur. Ish-trajneri Italian përmend dhe Lacion si një nga skuadrat që ka bërë mjaft mirë deri tani.

“Kurrë nuk humbas një ndeshje të Atalantës. Gasperinin e kam shok dhe ka qenë gjithashtu lojtar i imi.

Atalanta mund të konkurrojë për titullin. Skuadra ka nga dy lojtarë për rol. Në opinionin tim, Interi mbetet skuadra më e kompletuar, më pas vendos Atalantën dhe Napolin. Duhet të gjykojmë me qetësi sepse kampionati është shumë i balancuar.

Për shembull Lacio: A nuk po luajnë mirë? Nuk e meritojnë gjithashtu? Titulli do të vendoset mes shkurtit dhe marsit. Aty do të jetë momenti kyç”, u shpreh Reja ndër të tjera për “Gazzetta Dello Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura