Opinioni i “Venecias” për mandatin e Olta Xhaçkës/ Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk vihen në diskutim, s’është nevoja për t’iu drejtuar një institucioni tjetër

Dec 13, 2024 | 21:40
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka komentuar shkurt edhe  opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

E ftuar në emisionin “Log” në News24, Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk vihen në diskutim.

Sipas saj, kjo do të thotë që asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi të ketë nevojën për t’iu drejtuar një institucioni tjetër.

“Për të zbatuar një vendim të GJK asnjë institucion nuk duhet ta vërë në pikëpyetje, qoftë edhe duke iu drejtuar Komisionit të Venecias. Qëndrimin tonë ne e kemi mbajtur. Vendimet e GJK nuk vihen në diskutuam pavarësisht pikëpyetjes që kanë palët. Diskuri mbyllet këtu. Do të thotë që asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi të ketë nevojën për t’iu drejtuar një institucioni tjetër”- tha Zaçaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura