Deputetët e opozitës rrethuan makinën e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila erdhi për tu futur në seancë.
Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua.
Ndërkohë, Noka pretendon se Elisa Spiropali nuk ndodhej në makinë. “Hyjnë si minj aty Brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha ai.
Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, kjo si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Ndërkohë ditën e djeshme, Sekretari i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al