Opozita jashtë Kuvendit, Xhixho: Jam penguar në mënyrë në jashtëligjshme nga Garda

Oct 17, 2024 | 11:19
SHPËRNDAJE

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha për gazetarët jashtë Kuvendit se është përjashtuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Garda.

Erisa Xhixho
Erisa Xhixho

Ajo u shpreh e revoltuar për mënyrën se si mazhoranca po trajton deputetët e opozitës, duke thënë se përjashtimet e deputetëve të opozitës janë shkelje.


“Unë jam përjashtuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Garda….Do të vazhdojmë këtë betejë, se nuk mund të lejohet që një parlament të mos ketë mundësi të ushtrojë mandatin e tij si deputeti, si qytetari” , u shpreh Erisa Xhixho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura