“Opozita ka vetëm një rrugë…”- Hyrja e Kuvendit e rrethuar me barriera metalike, deputeti i PD-së: Është një shfaqje e turpshme

Oct 17, 2024 | 9:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka konsideruar një “shfaqje të turpshme” vendosjen e barrierave metalike në hyrje të Kuvendit.

edmond spaho

Ai theksoi se “kjo do të thotë të shkatërrosh parlamentarizmin”, duke theksuar se e vetmja e rrugë e opozitës është mosbindja civile.

“Të shkatërrosh parlamentarizmin, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është turpi i botës,. Opozita ka vetëm një rrugë, mosbindja civile. Vetëm lëvizja popullore bën efekt ndaj regjimit.

Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje e turpshme”, tha deputeti demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura