Opozita nuk merr pjesë, mazhoranca në Kuvend voton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Sep 19, 2024 | 17:42
SHPËRNDAJE

Me 74 vota pro, 0 kundër, dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e përgjithshëm”, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

 

votim 1

Në këtë seancë parlamentare opozita nuk mori pjesë për shkak se PD ka shpallur sot ditë zie në ndër të ish deputetit të PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në nisje të seancës, të gjithë deputetet e parlamentit ishin të pranishëm, duke mbajtur një minutë heshtje. Më pas opozita u largua.

votim

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Kjo seancë zgjati vetëm 45 minuta, pasi nuk pati debate dhe diskutime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura