“Opozita nuk po bën mosbindje civile, por protesta”- Analisti Ben Andoni skeptik: Pse qeveria teknike është vështirë të arrihet

Oct 13, 2024 | 15:00
SHPËRNDAJE

Analisti Ben Andoni u shpreh se është shumë e vështirë të arrihet në qeveri teknike. Sipas tij SPAK po bën një punë të madhe dhe të mire çka do të thotë se ‘Rama do të vijojë në pushtet teksa ata që kryejnë korrupsion nuk po kursehen’.

benandoni

Nga ana tjetër, Andoni u shpreh se PD nuk po bën mosbindje civile, sepse mosbindja civile do të thotë të mos respektosh ligjet pra ne deri tani kemi parë thjesht protesta.

“Qeveria teknike është shumë e vështirë të arrihet, thuajse e pamundur dhe kjo ka shumë arsye sepse PD ende nuk ka arritur në pikat e saj pra në qëllimet e saj, të jetë e mbledhur e fortë dhe me fuqi, dhe nga ana tjetër SPAK po vepron pra nuk po kursehet as në ministra as në deputet as në krerë bashkie etj.

Pra këto të gjitha por edhe rrethana të tjera bëjnë që Rama të vijojë të mbajë pushtetin.

Pastaj mos të harrojmë që PD nuk po bën mosbindje civile, këto që po shohim janë thjesht protesta, sepse mosbindja civile do të thotë të shkelësh ligjet, mos ti zbatosh ato”, tha ai në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura