“Opozita si synim ka pushtetin, por ne…”- Flamur Noka tregon si do t’ja marrin qeverinë teknike Edi Ramës: Ka vetëm një rrugë

Oct 17, 2024 | 21:57
SHPËRNDAJE

Flamur Noka teksa komentoi deklaratat e Ramës, i cili protestat e opozitës nuk i konsideron të tilla tha se parimi universal është që opozita synon pushtetin. Por në rastin e PD, kauza nuk është kjo, por mbrojtja e demokracisë dhe votës së lirë.

flamur noka

Në emisionin Open në News24, Noka tha se ka vetëm një rrugë për qeveri teknike dhe ajo është mosbindja civile.

Flamur Noka: Opozita si synim ka pushtetin, nuk ka nevojë tja thotë Edi Rama, sepse kjo është universale.

Eni Vasili: Doni të shkoni në pushtet apo të shpëtoni Shqipërinë?

Flamur Noka: Opozita ka këta synim, është parim universal, por ajo që kemi ne si synim në këta kauzë nuk është pushteti, por të mbrohet demokracia dhe pluralizmi dhe të rikthejmë votën e lirë. Ne sot nuk jemi këtu për vete, ai është për vete. Ne kërkojmë vetëm një gjë sot, të institucionalizohet vota e lirë, të respektohet opozita dhe të shpëtojmë pluralizmin.

Eni Vasili: Kush është rruga që do ja merrni qeverinë teknike Ramës?

Flamur Noka: Ka vetëm një rrugë dhe vetëm një rrugë dhe kjo është pa kthim. Rruga që kemi hyrë ne në mosbindje civile nuk ka të bëjë me një të enjte apo cdo të enjte. Pa diskutim që cdo e enjte do jetë në mosbindje civile. Mosbindja civile nuk është protestë masive. Mosbindja civile vazhdon. Mosbindja civile ishte sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura