Opozita sot sërish protestë para bashkisë, policia merr masa! Rrethon godinën me gardh metalik! Pamjet

May 21, 2024 | 10:50
SHPËRNDAJE

Opozita sërish ka paralajmëruar protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka marrë masa.

Në pamjet shihet se godina e bashkisë është rrethuar me një gardh metalik, me qëllim për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen institucionit.

Po ashtu, përreth bashkisë ka edhe forca të shumta policia, të cilat janë në gatishmëri në rast se situata agravon.

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej disa javësh protestojnë para bashkisë, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Herë pas here protestuesit kanë hedhur edhe molotov, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura