“Ose do digjej polici, ose qytetari”- Debat mes gazetarit dhe deputetes demokrate për protestën! Vokshi: Ja pse na u hodh gaz lotsjellës në mënyrë jopropocionale te Parlamenti

Oct 8, 2024 | 21:44
SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit Open ka patur debat lidhur me protestën mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me ngjarjen ku mori flakë një qytetar nga bomba molotv.

vokshi kikia

Gazetari Mentor Kikia tha se se djegia e qytetarit me molotov, për shkak se polici e shtyu në drejtim të tij, është e rëndë. Por shtoi se dy rrugë ishin: ose do të digjej polici, ose ai do e largonte dhe do digjej qytetari.

 “Ishte një veprim që duhet dënuar, por nëse nuk do e largonte do të digjej polici”, tha Kikia.

Më pas ka ndërhyrë Vokshi duke thënë se policia nuk mbron qytetarët.

“E dini ju pse na u hodh gazi në mënyrë joproporcionale te Parlamenti? Sepse u dogj ajo fotografia e Edi Ramës te selia e PS-së dhe për Edi Ramën fotoja është më e rëndësishme se mbrojtja e qytetarëve”, tha Vokshi.

Më tej ajo tha se protesta është analizuar, duke shtuar se aksioni opozitar do të vijojë.

 “Nuk do të ketë aksion vetëm në Tiranë, nuk do jenë të përqendruara vetëm në Shqipëri, por do të kemi kontakte edhe me ndërkombëtarët. Duhet ta pranojmë se kemi defekt në këtë drejtim”, tha Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura