Pa përgjegjësi dhe detyrime politike, ish-kryeministrja e Finlandës po kalon “verën e jetës së saj”! Sanna Marin larg kostumit zyrtar shijon pushimet dhe argëtohet në…

Aug 18, 2023 | 11:20
SHPËRNDAJE

“Do të doja të kisha një jetë më të qetë”, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë.

sanna marin5

Tani jeta e saj larg politikës dhe si beqare, pasi u divorcua nga bashkëshorti, përfshin udhëtime e festa.

Në postimet në rrjetet sociale, 37-vjeçarja shihet duke u argëtuar me miqtë e saj në Festivalin Floë, një festival muzikor treditor në Helsinki.

Liderja më e re në histori ka shpërndarë imazhe ku shijon jetën pa përgjegjësi dhe detyrime politike.

sanna marin4

Për çdo ditë të festivalit, Marin zgjodhi një stil të ndryshëm veshjeje. Ajo debutoi me një fustan të zi të guximshëm të tejdukshëm, siç shihet në fotot që ka shpërndarë në Instagram.

Asaj i’u bashkua në pushime edhe deputetja Naseema Razmiar. Ish-kryeministrja shihet e veshur me një bluzë rozë të kombinuar me një minifund të zi dhe taka të zeza.

sanna marin2

Ajo postoi gjithashtu video mes turmës teksa dëgjon muzikë live, të cilët me sa duket nuk e kuptuan se ish-udhëheqësja e tyre po kërcente në mesin e tyre.

“Këtë verë bëra pushime për herë të parë pas pak kohësh”, shkroi Marin në Instagram.

Marin zyrtarisht dha dorëheqjen si kryeministër i Finlandës tre javë më parë.

sanna marin3

Edhe pse ishte ministre në detyrë, ajo dhe partia e saj dolën të tretët në zgjedhje.

Ajo ishte kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019 dhe është përballur me kritika për shpenzimet e mëdha të qeverisë së saj.

Marin u vu nën një vëzhgim intensiv kur videot e saj duke kërcyer me një këngëtar u bënë virale vitin e kaluar.

sanna marin

Ish-kryeministrja iu nënshtrua një testi droge pas kritikave, të cilin e kaloi.

“Edhe unë jam njeri”, tha Marin në një fjalim në atë kohë, duke mbrojtur të drejtën e saj për një jetë private. “Unë po bëj punën time. Unë mësoj prej saj… Dua të besoj se njerëzit shikojnë punën që bëjmë ne, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë”.

Tashmë, 37-vjeçarja shijon jetën që donte pa kritika.

sanna marin1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura