“Pa SHBA e BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret”- Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve: Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS

Nov 3, 2024 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re nuk kontrollohet nga qeveria, pasi po të ishte kështu nuk do të kishte “prerje koka” nga radhët e PS.

 

Në fjalën e tij me emigrantët në Selanik, kryeministri tha se Reformën në Drejtësi nuk e bëri SHBA, por ishte vullneti i  PS. Kreu i qeverisë, nuk ia mohon kontributin që kanë dhënë SHBA dhe BE, por thotë se “Amerika aty ka qenë edhe më parë, por nuk ishte berë reformë”.

Po ashtu, Rama ironizoi edhe opozitën dhe Sali Berishën, duke thënë se “Pa SHBA dhe BE nuk do të nënshtroheshin dot ata që bërtasin në penxhere”.

“Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezidencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi”, tha Rama.

Edi Rama: Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga qeveria nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.

Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura