PADIA E PLOTË/Tom Doshi i kërkon 1 lek dëmshpërblim për shpifje ‘Baba Takut’

Apr 10, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist i Shkodrës, i përjashtuar nga PS, Tom Doshi, kërkon 1 lek dëmshpërblim nga kreu i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho. Ky i fundit, e ka akuzuar Doshin publikisht se ka falsifikuar raportin mjekësor të dorëzuar në Kuvend.

Majtas, Spartak Braho. Djathtas, Tom Doshi

Një ditë më parë, deputeti Tom Doshi depozitoi një kallëzim penal ndaj Brahos, me akuzën e shpifjes.

Doshi pretendon se Braho shpifi në konferencën e datës 25 mars, ku tha se raporti mjekësor i dorëzuar nga Tom Doshi ishte i falsifikuar.

Padinë e dorëzuan një ditë më parë në Gjykatën e Lartë avokatët e Doshit, pasi deputeti tashmë ndodhet në arrest shtëpie me vendim gjykate.

Për këtë padi Gjykata e Lartë me short ka caktuar Kolegjin Penal të përbërë nga relator Artan Zeneli dhe anëtarët Medi Bici, Arjana Fullani, Mirela Fana, Andi Çeliku.

JA PADIA E PLOTE:

I DEMTUAR AKUZUES :        Tom Doshi, i biri i Gjekes,i datelindjes 06.06.1966, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, Rruga ‘Qemal Stafa’, Nr. 350, me kombesi  Shqiptare, me arsim te larte, Deputet i Kuvendit  te Shqiperise.                                          

I  AKUZUAR :                               Spartak Braho, i biri i Ibrahimit, lindur me 17.07.1959, me detyre Deputet i Kuvendit te Republikes se Shiperise,  me adrese Kuvendi i Republikes se Shqieprise: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, Tirane.

Pale e interesuar :                     Prokuroria e Pergjithshme

Baza Ligjore:                               Neni 59 /1, dhe 75/b pika 2,  te Kodit  Procedures Penale. 

AKUZUAR :                                   Per vepren penale te “Shpifjes”, te kryer boterisht, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

               Drejtuar :                            G J Y K A T E S    S E    L A R T E T I R A N E

Te nderuar zoterinj gjyqtare,

Une Tom Doshi, ushtroj detyren e deputetit prej 3 legjislaturash, ku jam zgjedhur per here te pare deputet i Kuvendit te Shqiperise ne zgjedhjet e vitit 2005, ne Qarkun Shkoder. 

Me daten 23.03.2015, shtetasi Spartak Braho, deputet i Kuvendit te Shqiperise, njekohesisht Kryetar i Komisionit per Sigurine Kombetare i Kuvendit te Shqiperise, ka shpifur ndaj meje, duke perhapur me qellim thenje, dhe dhene informacione, duke e ditur se jane te rreme, te cilat cenojne nderin dhe dinjitetin tim. Kjo shpifje eshte bere boterisht. Veprimet e mesiperme te deputetit Spartak Braho perbejne elementet e vepres penale te “ Shpifjes “ te parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Rrethanat e faktit:

Me daten 23.03.2015 ne oren 7.30 minuta, jam paraqitur per vizite mjeksore ne Spitalin Hygeia, ne Departamentin e urgjences, me dhimbje koke, te perziera, dhe dhimbje ne gjoks, pasi ne mesnate kam patur tension arterial shume te larte qe ka arritur deri ne 200 mmhg. Ne momentin e vizites eshte konstatuar nje ulje e lehte, por perseri ne vlera te larta, TA ishte 170 mmhg. Pas kesaj vizite, me rekomandim te mjekut bera disa analiza, dhe konkretisht: Gjak Komplet, BNP- TROPONINA – CK – MB – MYOGLOBIN, Kontroll i Tiroideve, Bilirubinemia, Treguesit Lipidemias, Biokomike dhe Biokomike 3, si dhe EKG etj. Per kryerjen e ketyre analizave kam paguar edhe faturen perkatese ne vleren 18.280 leke te reja. Ne perfundim te vizites mjeksore, nga mjeku specialist mu rekomandua qe une duhej te qendroja rregjim shtrati te pakten per 5 dite, dhe per kete u leshua raporti mjeksor me nr. Regjistri 4107, Nr. 01878 dhe nr. Bar- kodi 2126885. Ky raport u shoqerua edhe me nje pasqyrim te shkurter mjeksor, i bere nga mjeku pergjegjes Kardiolog Eduart Shota.

Me daten 23.03.2015 ne ora 10.00 ishte caktuar mbledhja e Keshillit te Rregullores dhe Imuniteteve, e Kuvendit te Shqiperise, ku do te shqyrtohej kerkesa e Prokurorit te Pergjithshem drejtuar Kuvendit, per te dhene autorizim per arrestimin, ose heqjen e lirise, kontrollin personal dhe kontrollit te baneses ndaj meje. Por meqenese une isha i semure, sic parashtrova me lart, dhe e kisha te pamundur te merrja pjese ne kete mbledhje, kam dorezuar ne Kuvend nepermjet avokateve, kerkesen per shtyrjen e mbledhjes ne nje date tjeter, duke i bashkalidhur rraportin mjeksor, dhe nje pasqyrim te shkurter mjeksor, i leshuar nga mjeku Kardiolog Eduard Shota.

Keshilli i Rregullores dhe Imuniteteve, pasi eshte njohur me kerkesen time dhe raportin mjekesor, ne mbledhjen e tij te dates 23.03.2015, e ka marre parasysh ate si te arsyeshme, dhe ka vendosut ta shtyje mbledhjen per daten 25.03.2015 ne ora 18.00.

Me daten 25.03.2015, megjithese isha akoma i semure dhe ne regjim mjeksor, ne respekt te Komisionit te Rregullores dhe Imuniteteve, ne oren 18.00 jam paraqitur ne mbledhjen e tij, per te dhene shpjegime rreth kerkese se Prokurorit te Pergjithshem drejtuar Kuvendit per dhenjen e autorizimit per arrestimin tim etj.

Ne daten 25 mars 2015, vetem pak minuta para se te fillonte mbledhja e Keshillit te Rregullores dhe Imuniteteve, ka dale ne konference per shtyp, nga zyrat e Kuvendit te Shqiperise, deputeti Spartak Braho, kryetar i Komisionit per Sigurine Kombetare, dhe ka deklaruar perpara mediave, se raporti mjekesor i cili eshte paraqitur prej meje prane zyrave te Kuvendit, eshte i fallsifikuar, duke kerkuar madje publikisht edhe ndjekjen time penale.

Me konkretisht, deputeti Spartak Braho ka bere keto deklarime:

 “ Jam ne nje komunikim me juve per te paraqitur nje fakt tjeter rrenqethes, i fallsifikimit te ri te zotit Tom Doshi. Fakt rrenqethes dhe qe duhet te vleresohet sa me shpejt nga prokuroria, eshte raporti i fundit , i zotit Tom Doshi., dorezuar Keshillit te Rregullores, i cili eshte leshuar nga mjeku Eduart Shota i Spitalit privat Hygeia. Ky eshte rraport ( tregon nga media jo raportin, por pasqyrimin e shkurter mjekesor ). C’lidhje ka ky mjek me kete ceshtje, dhe sic do ta kuptoni shume lehte po ju sjell faktet e meposhteme. Mjeku Eduart Shota, sic rezulton nga certefikata e gjendjes civile, eshte i martuar me zonjen Aurela Shota, ky eshte edhe certefikata e gjendjes civile ( tregon mediave certefikaten familjare ). Atehere sqarojme se, Zonja Aurela Shota sic rezulton nga dokumentet, eshte punonjese e Profarmes, ( tregon nje dokument medias ) me detyre nenpunese e marredhenieve me publikun. Pra me nje fjale Toma i ka leshuar raport mjekesor Tomes, ashtu si vidioja e Tomes me Tomen e Durim Bamin, ashtu edhe si deshmia e Petrit Cinarit te semure, nga zoti Doshi. Leshimi i ketij raporti mjekesor eshte nje fakt rrenqethes falsifikimi dhe sajese, te cilen prokuroria ka detyrim ligjor ti shkoje deri ne fund, duke e zberthyer kete proces manipulimi, qe finalizohet perseri me kete raport mjekesor qe Toma i leshon vetes nepermjet Tomes, apo burrit te gruas, punonjese e Tomes. Fakte te tjera rrenqethese do te keni me pas, do takohemi perseri.”

Kjo deklarate, dhene perpara mediave nga deputeti Spartak Braho, e bere direkt nga zyrat e Kuvendit te Shqiperise,  eshte kryer me qellimin e paster  per te shpifur ndaj meje dhe figures time, pasi theniet e deputetit jane te paverteta, dhe ai e di se jane te paverteta, por jane bere per te cenuar nderin dhe dinjitetin tim, si deputet i Kuvndit te Shqiperise. Po keshtu keto thenje te bera publike boterisht, vetem pak minuta para se te fillonte mbledhja e Keshillit te Rregullores dhe te Imunitetve, sic citova me lart, ka patur per qellim qe te perhape thenje te pa verteta, per te ndikuar negativisht ne kete mbledheje dhe ne opinionin publik.

            Veprimet e kryera nga deputeti Spartak Braho, konkretisht deklaratat e tija te bera publikisht, permbajne te gjithe elementet e vepres penale  te “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, e kryer botersiht.

            Ne nenin 120 te Kodit Penal,  parashikohet se :

            “Perhapja e qellimshme e thenieve, si dhe cdo informacion tjeter, duke e ditur qe jane te rreme, qe cenojne nderin dhe dinjitetin e personit, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe nga pesedhjetemije gjer ne nje milion e peseqindmije leke.

            Po kjo veper, kur kryhet boterisht, ne dem te disa personave ose me shume se nje here, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe nga pesedhjetemije gjer ne tre milione leke.”

            Nga interpretimi i nenit 120 te Kodit Penal, rezulton se, ligjvenesi  ka parashikuar nje mbrojtje te posacme juridike te nderit dhe dinjitetit te personit, vleresimit qe ka opinioni shoqeror dhe komuniteti per nje person te caktuar. Cenimi i ketyre marredhenieve passjell pergjegjesi penale.  

            Objekti i kesaj vepre penale, jane mardhenjet juridike qe jane vendosur per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin e cdo personi, dhe ne rastin konkret, nderin dhe dinjitetin tim si qytetare dhe si deputet.       

            Nga ana subjektive, kjo veper penale eshte kryer me dashje direkte. Ajo eshte kryer ne formen e perhapjes se qellimeshme te thenjeve, duke e ditur se jane te rreme, se rraporti mjekesor eshte i fallsifikuar, me qellimin e vetem per te cenuar nderin dhe dinjitetin tim si deputet dhe si person.

            Subjekti i vepres penale, eshte person madhore dhe i pergjegjshem para ligjit.

            Nga ana subjektive, vepra penale e shpifjes eshte kryer me dashje direkte, me qellim perhapjen e thenjeve duke e ditur se jane te rreme, ne demin tim, per te me cenuar ne nderin dhe dinjitetin tim. Keto thenje jane bere boterisht cka tregon per nje rrezikshmeri te madhe shoqerore.

Ne rastin konkret, deputetit Spartak Braho ka konsumuar plotesisht te kater keto elemente te kundravajtjes penale te “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Ai me veprime te drejteperdrejta, me dashje direkte, ka deklaruar ne publik perpara mediave, dhe duke keqperdorur funksionin e tij si deputet dhe si Kryetar i Komisionit te Sigurise Kombetare, ka perhapur thenie te rreme, dhe te paverteta kundrejt meje, duke cenuar ne menyre te hapur dhe boterisht, nderin dhe dinjitetin tim. Keto shpifje i ka bere me qellim per te ndikuar opinionin publik, qe te krijoje per mua nje vleresim te keq dhe te ulet, ndryshe nga sa jam, dhe si me njeh opinioni publik, dhe vecanarisht zgjedhesit e mi, qe me kane votuar ne shumice per tre legjislatura rresht si deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Akuzen e bere kunder shtetasit Spartak Braho e vertetoj me dokumentacionin e leshuar nga Spitali Hygeia, si raporti mjekesor date 23.03.2015; Pasqyrim i shkurter mjeksor, leshuar nga mjeku kardiolog, date 23.03.2015; Fature tatimore shitje, leshuar nga Spitali Hygeia, per sherbimet qe kam marre; si dhe 7 flete analizash te leshuara nga Laboratori klinik i Spitalit Hygeia; per analizat qe une kam bere me daten 23.03.2015. Po keshtu e vertetoj me CD-R, ku jane rregjistruar thenjet e shtetasit Spartak Braho te bera me daten 25.03.2015, ku ka shpifur ndaj meje. Te gjitha keto dokumente dhe CD-R- ne, ja bashkalidhi kesaj kerkese. 

Prandaj sa siper, bazuar ne nenin 59/1 dhe 75/b pika 2 te K.P.Penale, i kerkkoj Gjykates se Larte:

 Gjykimin e shtetasit Spartak Braho, per vepren penale te “ Shpifjes “ te bere boterisht, te parashikuar nga neni 120/2 te Kodit Penal, dhe deklarimin fajtore te tij.

Detyrimin e Shtetasit Spartak Braho per shperblimin e demit me vleren 1 Lek. 

Date 03.04.2015

                      K E R K U E S I

                        Tom DOSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura