“Pagat joreale janë krim ndaj çdo pensionisti”- Rama: Çdo kush që fiton para mos guxojë të prekë pjesën e pensionistëve

Oct 21, 2024 | 12:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që çdo qytetar që punon në Shqipëri të deklarojë të ardhurat në mënyrë ligjore, pasi e kundërta sjell pasoja negative në ekonominë e vendit, konkretisht te sigurimet shoqërore dhe te pensionistët.
rama 3

Për rrjedhojë kryeministri paralajmëroi qytetarët e Shqipërisë që mos guxojnë të prekin pjesën e pensionistëve.

Rama tha se pagat joreale, pra të marra në të zezë janë krim ndaj pensionistëve. Prandaj thirrja e Ramës është që çdo qytetar që punon në Shqipëri të paguajë sigurimet.

Edi Rama: Pagat joreale janë krim ndaj do pensinisti…Nga fundi i vitit do përgatitemi që këto fjalë të marrin kuptim.

Ne do ta çojmë Shqipërinë në BE. Por nuk mundet ta ojmë në BE dhe të vazhhdojmë të bëjmë këto muhabete…çdo kush që fiton para atë pjesën që i takon pensionistëve të mos guxojë ta prekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura