Pagat në Shqipëri, Petraq Milo: Rroga minimale është rritur me sforco nga presioni i opozitës! Para disa vitesh kemi pasur rroga më të larta se..

Feb 5, 2025 | 21:27
SHPËRNDAJE

Sekretari për çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për pagat dhe pensionet në vendin tonë.

Petraq Milo
Petraq Milo

Teksa renditi disa nga faktorët e pagave të ulëta në krahasim me mesataren e rajonit, Milo tha se qeveria nuk ka patur vullnet për rritje të pagave në Shqipëri.

Milo tha se para disa viteve paga minimale te ne ishte më e lartë se paga minimale në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Ai tha se diferencimi është bërë nga viti 2013 e tutje.

Sipas Milos që nga 2013 e deri më tani paga minimale është rritur me sforco dhe nën presionin e jashtëzakonshëm të opozitës.

Milo: Qeveria nuk ka patur vullnet për të rritur pagat dhe pagat minimale krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit është 1 herë e gjysmë më pak, por paga mesatare është edhe 2 herë më pak se rajoni. Te ne paga minimale para ca vitesh ka qenë më e madhe se sa në Kosovë e Maqedoni, pra nuk ka pasur këtë diferencë kaq të madhe. Diferencimi është bërë nga 2013 e këndej që paga minimale është rritur me sforco dhe në presion të jashtëzakonshëm edhe të opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura