Lezha është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.
Panorama TV mëson se shirat kanë bërë që uji të vërshojë në disa lagje të qytetit duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata më problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, në bllokun e banimit “11 Janari”.
Niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe disa biznese. Kjo është situatë e përsëritur sa herë ka reshje të dendura shiu në qytet, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al