Pakt i fshehtë me Ramën? Përgjigjet Sali Berisha: Papagaj që u hidhet një copë ushqim në kafaz! Diktaturat largohen me lëvizje të fuqishme popullore

Oct 1, 2024 | 13:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë zërat që e akuzojnë atë se ka një pakt të fshehtë me Ramën, që ai të marrë mandatin e 4 dhe opozitë përmes mosbindjes civile të justifikojë humbjen.

sali berisha

Sipas Berishës, ata që bëjnë këto deklarata janë “papagaj që marrin një copë ushqimi nga Rama”.

“Është koha e bashkimit me të gjithë opozitarët”- tha Sali Berisha, ndërsa theksoi se diktaturat mund te rrezohen vetëm me lëvizje të fuqishme popullore.

Pyetje: Ata që ju i quani opozitë e opozitës ju kanë akuzuar se keni një pakt të fshehtë me Ramën, përmes së cilës Rama merr mandatin e 4, ndërsa ju me aktet e mosbindjes civile  justifikoni humbjen në zgjedhjet e ardhshme, keni një koment?

Berisha: Papagaj të Edi Ramës, thjesht papagaj të Ramës. Unë kam bindjen se shqiptarët tashme e kanë kuptuar se çfarë janë këta. Thjesht, papagaj të atij që u hedh nga një copë ushqim në kafaz, asgjë tjetër. Është koha e bashkimit me të gjithë opozitarët. Unë e kuptoj se sot ka njerëz të lodhur dhe rraskapitur sepse kanë pritur 11 vite. Ka një problem, këta qytetarë duhet të kuptojnë se ne jemi në diktaturë dhe diktaturat me votë nuk largohen, por me lëvizje të fuqishme popullore që krijon kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I garantoj se kjo kalbësirë mafioze që qeveris Shqipërinë do ketë rezultatin që pati Partia e Punës në vitin 1992.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura