Pakt mes Ramës dhe Berishës? Bardhi: Partnerët strategjikë janë vënë në dijeni për çdo bisedim në lidhje me…

Jun 17, 2024 | 21:50
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazemant Bardhi është pyetur për një pakt mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, apo mes tij dhe Bledi Çuçit.

bardhi

Në emisionin ‘Open’ në News24, Bardhi tha se në bisedimet për rikthimin e normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë, kanë qenë në dijeni në kohë reale, partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Bardhi tha se për çdo gjë, për çdo diskutim, kanë qenë të përfshirë partnerët më strategjikë, që kanë dhënë edhe mendimet e tyre.

Sipas tij, kjo arsyeja pse në atë kohë u përshëndet marrëveshja e arritur duke kthyer Kuvendin në normalitet.

I pyetur nëse do të marrë pjesë PD në Komisioni anti-korrupsion, Bardhi tha se nuk do të marrë pjesë në atë komision.

 “Ne kemi prioritet reformën zgjedhore, e cila duhet të çohet përpara. Së dyti askush nuk e di se çfarë ka si mision apo në rend të punës prioritet ky komisioni i posaçëm për anti-korrupsionin. Vota kundër do të thotë se ne jemi pjesë e procesit, ne nuk morën pjesë, çfarë do të thotë se nuk jemi fare në proces. Ne jemi kundër komisionit dhe nuk kemi qenë pjesë e procesit, çka do të thotë se nuk do të marrim pjesë në një nismë të njëanshme”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura