Ka rënë në prangat e policisë autori që plagosi pasditen e sotme me thikë 53-vjeçarin Eduart Rrapi
Gazetari Igli Celmeta raporton për News 24 se në pranga ka rënë shtetasi Aleks Petro.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
I riu mësohet se plagosi me thikë 53-vjeçarin, pasi sipas tij ai i kishte ngacmuar nënën.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al