PAMJE/ Në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë, Monika Kryemadhi në pritje të vendimit në korridorin e gjykatës

Oct 23, 2024 | 18:06
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi është filmuar në korridorin e GJKKO-së, teksa është në pritje të vendimit të togave të zeza për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj saj, ish-presidentit Ilir Meta, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Ndaj Monika Kryemadhit është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ndaj ish-presidentit, Ilir Meta ajo arrest me burg.

Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30. Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, gjykatësit do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.

SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:

-Arrest me burg për Ilir Metën

-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

-Detyrim paraqitje për Ema Çokun

-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura