Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në futbollin holandez, gjatë ndeshjes së Kupës ku është përballur Herneven i drejtuar nga Robin Van Persi, me amatorët e Kuik Bojs. Ndeshja në fjalë nuk ka spikatur vetëm për faktin se amatorët eliminuan skuadrën e elitës, por edhe për atë që i ndodhi sulmuesit moldav të Herenven, Ion Nikolesku.
Futbollisti kishte një ënjtje në syrin e tij të djathtë, pas një përplasje disa minuta më par. Por ai po vazhdonte rregullisht lojën kur shfryu hundët.
Në mënyrë të pazakontë, syri i doli nga zgavra, me futbollistn e çuditur i cili thjesht preku me dorë pjesën e ënjtur ku ishte syri i tij në pozicion jonatyral, duke krijuar një pamje të rëndë për të gjithë ata që po ndiqnin ndeshjen në TV.
Për çudinë e të gjithëve, ai vazhdoi të luante, por u zëvendësua më pas nga trajneri Van Persi në kohën shtesë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al