Janë publikuar pamjet nga momenti i përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.
Nga pamjet dëgjohet momenti kur eshte qelluar me bresheri automatiku, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen të shtrirë në tokë dy persona.
Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja Sekiraqa ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Raportohet se i vrari ka mbetur Premtim Gashi nga fisi i Capave. Mësohet se tashmë i ndjeri, ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit.
Premtim Gashi kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu.
Poshtë trupit të viktimës, autoritetet e policisë në Kosovë kanë gjetur edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Salih Sekiraqa, 47-vjeçar, Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica 29 vjeç, Fatos Abazi 35 vjeç dhe Valdrin Ademi 21 vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al