Pamjet e reja/ Momenti i ekzekutimit mafioz të djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi! Autorët breshëri plumbash në xhamin e mjetit luksoz

Nov 22, 2024 | 10:18
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar pamje të reja nga atentati mafioz ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.

Krimi ka ndodhur në vetëm pak sekonda. Në video shihet momenti kur Klajdi Prendi futet brenda automjetit të tij tip G Class.

Dhe në vetëm pas 5 sekonda, atentatorët që i vijnë përballë me Audi me portobagazh, nisin të qëllojnë me breshëri plumbash drejt xhamit të përparmë të makinës lukzsoze dhe më pas në xhamin e përparmë ku ndodhej edhe viktima.

Pas qëlluan 28-vjeçarin, autorët u larguan drejt Farkës ku edhe u gjet Audi i shkrumbuar nga flakët dhe brenda tij edhe arma e dyshuar e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.

I riu ndodhej në lokal me miqtë e tij dhe me disa efektivë policie përpara se të ekzekutohej. Ndërsa mbeten mister arsyet e ekzekutimit të djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura